1. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit të VMRO-BDI-së për shpërbërjen e Parlamentit ka shkruar: “te vegjelit meren me bajrktarizem, te medhenjte e zgjidhin krizen”, shkruan Fakte.
    Cinizmi i Osmanit, i cili mori famë pas rastit “Monstra” duke u tallur në mënyrën më monstruoze, tregon disa gjëra:
    – BDI me vota të vjedhura përcaktohet si “e madhe”, ndërsa ofendon të gjitha partitë tjera shqiptare si “të vogla”;
    – BDI solli krizën më të madhe në vend, solli vendin buzë greminës, që të krahasohet me Ukrainën dhe tani lavdërohet se zgjidhi krizën;
    – BDI po tregon hapur se bashke me partnerin menaxhon Gjykatën Kushtetuese, pasi lavdërohen se partia e paska zgjidhur krizën, duke vërtetuar se kanë bërë shtetin dhe institucionet e tij pronë partiake;
    Përkujtojmë Osmanin dhe partinë e tij vazale të Gruevskit e Mijallkovit se kjo “përrallë” më nuk kalon tek shqiptarët. Vrasësi që të sjell një gotë ujë, ngel vrasës. Dhe ju do mbaheni mend si vrasës të shqiotarëve dhe të çështjes shqiptare. Populli në kësi raste thotë e “lëpinë” atë që e “pështynë”. Të jetë ironia më e madhe, BDI-ja kësaj radhe e “lëpiu” vetë atë që e “pështyu” edhe VMRO-ja.

Edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e punës së Parlamentit e përshëndet dhe e quan një hap të domosdoshëm për zgjidhjen e krizës politike në vend

“Përshëndes vendimin e sotëm të drejt të Gjykatës Kushtetuese që mundëson rikthimin e Parlamentit si hap i parë dhe i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës së rëndë politike.

Ftoj te gjithe liderët, mediat si dhe shoqërinë civile që të veprojnë me përgjegjësi të plotë përballë gjendjes në të cilën gjendet vendi dhe të kontribuojnë për rikthimin e sigurisë, stabilitetit si dhe të përkushtohemi fuqishëm për një agjendë serioze reformuese.”, shkroi në profilin e tij në Facebook, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.