Nga Osama Muadini

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i dha mundësi Ivanovit të ABOLOJ Kriminelët dhe të fus vendin edhe më shumë në krizë, tregoi qartë KONTROLLIN e Gruevskit ndaj kësaj gjykate.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të pranuar iniciativën e BDI për rikthim të Parlamentit, këtë herë tregoi NDIKIMIN e BDI-së ndaj kësaj gjykate edhe për rastin e parë, vetëm e vetëm për ta shpëtuar sigurisht veten e pastaj Maqedoninë.

Tragjike është kur për këtë të fundit “Shpëtimin e Maqedonisë”, kanë filluar të lavdrohen e krekosen duke ia atribuar meritat Ali Ahmetit!?…

Po mirë, le të jetë edhe ashtu sa për tu kënaqur epshin tuaj politik… Por për të satën herë Ahmeti do e shpëtojë Maqedoninë ? E shpëtoi me Luftën e 2001-it…
E shpëtoi me Sopotin… E shpëtoi me Harun Aliun me shokë … E shpëtoi me Monstrën … E shpëtoi me 9-10 Majin dhe Lagjen e Trimave … etj etj

Meqë na doli që të jetë “Shpëtimtarë i Madh” si “Leka i Madh” i Maqedonisë, fillmisht le të ngre Iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese dhe le të ushtrojë NDIKIMIM e tij ndaj kësaj gjykate, për ta kthyer mbrapsht Vendimin e parë që ti pamundësojë Ivanovit ABOLIMIN.

Mundet ta bëjë këtë dhe të përfitojnë sadopak edhe shqiptarët nga ky SHPËTIM ?…