Tridhjetë komuna të Maqedonisë iu bashkëngjitën iniciativës së fondacionit “Metamorfozis” për përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë të institucioneve duke nënshkruar kështu deklaratë publike, njofton Portalb.mk.

Kryetarët e komunës së Gazi Babës, Aerodromit, Bogovinës, Vrapçishtit, Zhelinës, Gjorçe Petrovit dhe Karposhit sot duke dhënë nënshkrimin e tyre iu bashkëngjitën listës së komunave që u betuan se do të jenë të hapur që qytetarët të dinë gjithçka që duhet për vendimet e tyre në komunë, se do të bëjnë publike të dhënat ku i harxhojnë paratë, do të konsultojnë banorët për miratimin e buxhetit si dhe për disa veprime të tjera të transparencës. Në listë janë gjithsejt gjashtë komuna shqiptare së bashku me atë të Tetovës, Tearcës dhe Bërvenicës.