Dy policë maqedonas janë sulmuar fizikisht nga dy persona, njoftoi MPB. Të pandehurit, kanë kërcënuar policët, e pastaj edhe fizikisht i kanë sulmuar, deri sa ata kanë kryer detyrën zyrtare, shkruan Gazeta Lajm.

Për këtë arsye, SPB Ohër ka ngritur padi penale ndaj personave A.I. (31) dhe A.I. (33), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga sfera e sigurisë”. Ata kanë sulmuar policët, deri sa kanë vepruar në bazë të një urdhri zyrtar për kontrollim që është lëshuar nga Gjykata Themelore në Ohër.