‘E drejta në qytet për të gjithë’ është tema e konferencës rajonale për promovimin e përforcimit të sigurisë në hapësirat publike urbane me fokus të grave dhe vajzave që do të mbahet sot në Shkup, përcjell Fol.

Qëllimi i projektit është që të forcohet e drejta e qytetit për të gjithë përmes reduktimit të pabarazisë gjinore në qasjen deri te hapësira publike dhe të jepen rekomandime për qasje gjithëpërfshirëse të politikave për zhvillimin e hapësirave publike.

”Qasja e grave dhe vajzave drejt hapësirës publike është zakonisht i ngarkuar nga frika për krimin apo terrorizmin. Shqetësimi në rrugë dhe format e ndryshme të dhunës-njëjtë si dhe ngacmimet, janë çështje universale të cilat negativisht ndikojnë në të drejtat e grave për përdorimin e hapësirave publike’, thonë organizatorët.

Fjalim rasti do të mbajë ministrja e MPPS, Milla Carovska, Lubica Jançeva-kryetare e Qytetit të Shkupit dhe zyrtarë të zyrës së UN Habitat Kosovë. /Fol/