Në Gjykatën Penale sot duhet të fillojë gjykimi për lëndën ‘Trajektorja’ në PSP, në të cilën akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski, përcjell Fol.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këta ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej 155.117.172 euro, ndërsa kompanisë kryerëse i kanë mundësuar që të bëhet me pronë.

Gjykata Penale më 13 nëntor e pranoi padinë e PSP-së për këtë rast dhe dha dy data shtesë për gjykim, 18 dhe 26 dhjetor. /Fol/