Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për nesër është caktuar vazhdim i ri i seancës së Komisionit për financim dhe buxhet, në të cilin në rend dite është Propozim-buxheti për vitin 2018.

Seanca për Propozim-buxhetin filloi të hënën e kaluar dhe prej atëherë janë vazhduar disa vazhdime të seancës, por nuk u mbajt asnjë.

Debati për propozim-buxhetin sipas Rregullores në Komision zgjat 10 ditë pune. Për tekstin janë dorëzuar 279 amendamente. pas përfundimit të debatit në Komision, Propozim-buxheti shkon në seancë plenare ku debatohet pesë ditë pune.

 Propozim-buxheti për vitin 2018 sot është në rend dite të Komisionit juridiko-ligjdhënës. /Fol/