Ministria e Punëve të Brendshme në ueb faqen e saj publikoi informacione nga fushat e punës, për të cilat është kompetente, me të gjitha të dhënat e rëndësishme për opinionin, e të cilat dalin konform drejtimeve të Qeverisë së RM-së për transparencë maksimale.

“Në këtë moment nga dokumenti i 21-të i kërkuar, në mënyrë shtesë do të azhurnohet raporti për realizimin e Buxhetit të MPB-së. Informacionet rreth sistematizimit të vendeve të punës dhe organizimit të brendshëm, në pajtim me Ligjin për informacione të klasifikuara kanë shkallë të caktuar të klasifikimit, ndërsa për raportin revizor dhe planin për furnizime publike nuk ekziston detyrim për publikimin e tyre”, theksohet në publikimin e MPB-së në sajtin e tyre. /Fol/