Shoqatat civile kërkojnë që trupi rregullator i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale, pas ndryshimeve në ligjin për media, të jetë ekip ekspertesh profesional dhe të pavarur.

Ata gjithashtu kërkojnë zbatim të plotë të ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele të cilat ditë më parë i miratoi Qeveria por shpresojnë që reformat të mos përfundojnë aty.

“Për reforma të vërteta fokusi duhet të vihet tek rritja e profesionalizmit të mediave, në përmirësimin e kushteve për kryerjen e aktivitetit dhe përforcimin e të drejtave profesionale të gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë ne mediume, sepse në thelb nuk duhet të vazhdohet praktika që me ndryshimin e ligjit të ndryshohet përbërja e rregullatorit”, deklaroi Biljana Bejkova.

Debati ishte pjesë e prezantimit të monitorimit të punës së mediave dhe Agjencisë së mediave nga muaji tetor deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar, nga ana Qendra për Strategji Evropiane, Komiteti Helsinkit dhe Sektori i Organizatave joqeveritare.

Pas disa javësh prolongim, qeveria ditë më parë i dha dritë jeshile ndryshimeve në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale. Propozim ndryshimet parashikojnë që anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike të zgjedhen në mënyrë transparente, nëpërmjet konkursit publik, me kritere të përcaktuara.