Në bazë të Vendimit për shpallje të konkursit për krijimin e një loje edukative (aplikacion për ueb/celularë) dhe miratim të mjeteve V nr. 415/1 nga data 4 janar 2018, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë shpall

KONKURS

për krijimin e një loje edukative (aplikacion për ueb/celularë) 

Me qëllim të nxitjes së interesit më të madh për njohuri nga fusha e ekonomisë dhe financave, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Banka Popullore) shpall Konkurs për krijimin e një loje edukative (aplikacion për ueb/celularë). 

Loja edukative (aplikacioni për ueb/celularë) do të jetë e destinuar për publikun më të gjerë dhe para së gjithash për të rinjtë. Përmes lojës të rinjtë do të kenë mundësinë të argëtohen, të krijojnë interes më të madh për fushën e ekonomisë dhe financave dhe të pasurojnë njohuritë e tyre. Loja edukative duhet të krijohet në pajtim me grupmoshën e synuar, respektivisht personazhet, vizatimet, përmbajtja, gjuha etj. duhet të përshtaten për: Grupi I (fëmijë prej moshës 6 deri 12 vjeç), grupi II (të rinj prej moshës 13 deri 18 vjeç) dhe grupi III (popullsi e rritur mbi moshën 18 vjeç).

Krijimi i lojës më të mirë edukative do të implementohet në dy faza:

  1. Në fazën e parë autorët duhet të krijojnë një koncept në afat prej një muaji nga shpallja e Konkursit; dhe
  2. Në fazën e dytë autorët duhet të krijojnë lojën edukative (aplikacionin për ueb/celularë) në afat prej tre muajve nga momenti i pranimi të konceptit.

Në fazën e parë pritet që autorët të dorëzojnë konceptet ku do të përshkruhet loja edukative (aplikacioni për ueb/celularë) përmes fotografive dhe tekstualisht. Çdo autor i cili do të dorëzojë koncept që do të pranohet nga ana e Komisionit për zgjidhje të lojës edukative, do të konsiderohet se i pranon kushtet e numëruara në Konkurs, ndër të cilat edhe atë se me vetë pjesëmarrjen, pa marrë parasysh nëse loja e tyre edukative do të fitojë ndonjë çmim, ai do të konsiderohet si autori i lojës, por të drejtat e autorit do i’a transferojë Bankës Popullore. Punonjës në Bankën Popullore do të bashkëpunojnë me të gjithë autorët të cilët do të dorëzojnë koncepte, do i orientojnë autorët për sa i përket përmbajtjes dhe pjesës tekstuale të lojës që të mund bashkërisht, përmes konsultimeve të krijojnë prodhimin përfundimtarë (lojën edukative). Konceptet për llojet e lojës edukative janë lënë në imagjinatën e autorëve. Të gjithë autorët të cilët do të kryejnë fazën e dytë do duhet t’i dorëzojnë Bankës Popullore kodin burimor, të drejtat për përdorim dhe të drejtat autorit.

Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë qytetarët e Republikës së Maqedonisë deri në moshën 35 vjeç. Të punësuarit e Bankës Popullore nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs.

Një pjesëmarrës ka të drejtë të dorëzojë më shumë lojëra edukative me koncepte të ndryshme sa i përket krijimit, temës, platformës etj., por mund të fitojë vetëm një çmim.

Autorëve të zgjedhur do u ndahet çmim për lojë edukative (aplikacion për ueb/celularë), edhe atë: për vendin e parë 50.000,00 denarë, neto; për vendin e dytë 25.000,00 denarë neto; dhe për vendin e tretë 15.000,00 denarë, neto. Çmimi nuk paraqet një honorar.

Lojëra edukative të këtij lloji (aplikacion për ueb/celularë) të cilat mund të shërbejnë vetëm si shembull, mund të gjenden në lidhjet më poshtë:

http://ec.europa.eu/economy_finance/netstartsearch/euro/kids/index_en.htmhttp://www.practicalmoneyskills.com/play/peter_pigs_money_counterhttp://www.euro.fi/finanzity/.

Përmbajtja e lojës edukative: 

Loja mund të ketë përmbajtje të ndryshme pa kufizime dhe duhet të përfshijë elemente të caktuara me rekomandim të Bankës Popullore, dhe ata janë:

  • Lojërat para së gjithash duhet të jenë edukative – funksioni primar i lojërave duhet të jetë edukata edhe atë nga fusha e financave;
  • të përmbajnë terminologji ekonomike dhe financiare, qofshin ato në tekst të shkruar ose fotografi;
  • të mos përmbajnë agresion, dhunë, bixhoz, vese dhe vlera të tjera jo-morale;
  • nëse përdoret ndonjë valutë në lojë, denari duhet të përfaqësohet si valuta kombëtare.

Karakteristikat e lojës edukative: 

  • Gjuha e lojës: Loja duhet të jetë e përpunuar në gjuhën e folur ose të shkruar maqedonase dhe si alternativë duhet të ekzistojë mundësi për ndryshim në gjuhë tjera, gjuhë shqipe dhe angleze.
  • Përdorimi i lojës: Fillimisht të mund të përdoret me vendosjen e internet lidhjes (online) nga ana e përdoruesve ose si alternativë të mund të ketë aplikacion për celularë për Android ose iOS, si dhe ndjekje online të rezultateve të cilat do t’i fitojnë përdoruesit;
  • Lloji dhe kategoria e lojës: Loja mund të jetë nga secila kategori ose kombinim i këtyre kategorive (edukative, aksion, strategji, aventurë, roleplay (RPG), enigmë).
  • Ueb aplikacioni duhet të punojë në mënyrë të rregullt në shfletuesit e uebit Internet Explorer 11, Edge, Chrome dhe Firefox.
  • Rekomandohet që ueb aplikacioni të krijohet me HTML5, CSS3 dhe bibliotekat tjera JavaScript, ndërsa Flash as rekomandohet as përjashtohet.
  • Ueb aplikacioni të ketë interfejs adoptues për përdoruesit.

Kriteret për zgjidhje: 

  • Mundësia për përdorim në më shumë pajisje
  • Kualitet
  • Interfejs i përdoruesit
  • Ndjekje online

Paraqitjet e autorëve, bashkë me të dhënat personale dhe kontaktet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në CD ose USB përmes arkivit të Bankës Popullore me shënimin: për Konkurs për zgjidhje të lojës më të mirë edukative. 

Afati i fundit i dorëzimit të lojës edukative është 13 mars 2018. 

Konceptet e pranuara dhe prodhimet përfundimtare do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga komisioni i formuar nga Banka Popullore.

Çmimet do të ndahen pas përfundimit të Konkursit në një eveniment publik të organizuar nga Banka Popullore.

Banka Popullore do i vendosi lojërat edukative në internet faqen e Bankës Popullore.