Eminem edhe një herë ka shpërthyer në akuza ndaj presidentit amerikan Trump. Reperi legjendar ka thënë se Trumpi nuk është president i të gjithë amerikanëve. 

“Kemi një president që nuk kujdeset për të gjithë në vendin tonë, ai nuk është presidenti për të gjithë ne, ai është president vetëm për disa prej nesh”, ka thënë mes tjerash ai. 

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, edhe në të kaluarën ka folur në mënyrë kritike për kreun e Shtëpisë së Bardhë. 

Madje, në një ngjarje në “BET Hip Hop Awards“, ai e kishte quajtur Trumpin “gjysh racist”. Eminem tashmë u ka dhënë një ultimatum fansave të tij për të zgjedhur mes tij dhe Trumpit.