Pas disa tentativave të pasuksesshme gjatë viteve të fundit, institucionet në vend po nisin edhe një tjetër përpjekje që të nxjerrin nga përdorimi qeset plastike. Ata synojnë që të njëjtat t’i zëvendësojnë me ato prej letre apo prej pambuku. Zv. ministër i mjedisit jetësore dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli, tha se ky dikaster “luftën” kundër plastikës do ta realizojnë edhe përmes ligjit.

Për fat të keq në Maqedoni gjenerimi i gazit serë, mbeturinat janë në vend të dytë, pas industrisë. 08:51 Ministria për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim Hapësinor lëshoi në proces konsultimi propozim ligjin për menaxhimin me paketimet dhe mbeturinat nga paketimi, ku ka qëllime ambicioze, si për shembull, në vitin 2021 të arrijmë deri në 55% në selektim, riciklim të mbetjeve nga paketimet- deklaroi Jani Makraduli- zv.ministër i mjedisit jetësore dhe planifikimit hapësinor.

Qytetarët e mbështesin kampanjën e Ministrisë së Mjedisit, por sigurisht qeset plastike nuk mund ti evitojnë plotësisht për sa kohë që bizneset në vend ua ofrojnë ato.

Zakonisht përdor qese, por kjo ishte blerje e paparashikuar. Patjetër, sigurisht se e mbështes një iniciativë të tillë dhe përpiqem që të mos përdor qese plastike.”

Këto që përdorim çdo ditë, që I ofrojnë në të gjitha qendrat janë shumë të dëmshme. Ngulfasin çdo gjë të gjallë dhe janë të dëmshme për mjedisin. Ato duhet të tërhiqen nga tregu. I shmangem përdorimit të tyre.”

Rezultate të kënaqshme në largimin e qeseve plastike nga tregu nuk kanë dhënë as institucionet në Shqipërinë fqinje, edhe pse vendimi për ndalimin e tyre hyri në fuqi më 1 korrik, të njëjtat vazhdojnë të përdoren. Sipas një raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2018, nëse përdorimi i qeseve plastike vijon me ritmet aktuale, atëherë deri në vitin 2050 do të ketë 12 miliardë ton mbetje plastike në botë. Nëse qeset do të lidheshin me njëra-tjetrën, mund të rrethojnë planetin shtatë herë në orë. Për dekompozimin e një qeseje plastike nevojiten rreth një mijë vjet, ndërsa për një shishe plastike nevojiten rreth 450 vjet. /Alsat M/