Numri i të vdekurve në Nicë të Francës shkon në 75 persona, dhe më shumë se 150 janë të plagosur.

Sulmi ka ndodhur kur kamioni me shpejtësi të madhe goditi turmën e madhe të njerëzve, gjatë festës së Ditës Kombëtare të Francës në qytetin francez të Nicës.

Autorititet franceze dyshojnë se numri i të vdekurve mund të rritet nga çasti në çast.

Dëshmitarët okularë thonë se ka pasur një shkëmbim zjarri si pasojë e incidentit para se shoferi u qëllua për vdekje.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, sipas raporteve të pakonfirmuara në mediat franceze.

Një i dyshuar i dytë është aktualisht në arrati theksojnë autoritetet franceze.

Armë dhe granata u tha më vonë se janë gjetur në brendësi të kamionit.

Policia anti-terroriste kanë bllokuar zonën dhe se banorët janë paralajmëruar që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për sigurinë e tyre.

https://youtu.be/C1DQG7j7gms?t=2