Sipas asaj që kë thënë kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhovski po planifikohet rritje e kapaciteteve për testim dhe diagnostikim me përfshirje të tre institucioneve tjera për të rritur kapacitetin ditor për testim të Kovid-19, trasmeton INA.

Sic theksoi ai gjithsje do të kemi shumë shpejt 16 qendra spitalore për akomdimine të prekurve me kovid veçmas nga pacientë tjerë.

“Komisioni për Sëmundje Infektive dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë përgatitur plan për zgjerim të kapaciteteve spitalore në 16 qytete me formim të Kovid spitaleve për akomodim, diagnostikim dhe pranim të pacientëve me Kovid-19 me qëllim që tërësisht të ndahen nga pacientët tjerë.

Kemi bërë plan me formim të 16 spitaleve, dy Kovid spitale, që është ngjashëm me spitalin, që e kemi në Klinikën Infektive, në të cilat do të kemi kapacitete akomoduese, kapacitete diagnostikuese dhe kapacitete për kontroll dhe pranim me qëllim që të mos hyjë pacient në Qendrën klinike i sëmurë nga Kovid-19”, tha dr. Karaxhovski.