“Maqedonia bllokon” nëpërmjet një kumtese të lëshuar e konfirmon praninë në protestat eVMRO-DPMNE-së duke thënë se “‘Maqedonia bllokon’ mbështet protesta të ndryshme që janë kundër qeverisë jopopullore”.

Sipas tyre, në këtë moment duhet lënë anash interesat e ngushta partiake dhe të gjithë forcat nacionaliste dhe patriotike duhet t’i caktojnë interesat që nënkupton, në vend të parë interesat kombëtare dhe shtetërore.

“Kjo e keqe që i ndodh Republikës së Maqedonisë është e njohur. Quhet qeverisja puçiste në Shkup[ që dëshiron të shkatërroj gjithçka që është maqedonase. Forcat nacionaliste dhe patriotike kanë obligim që këtë të mos ia lejojnë dhe për këtë shkak në periudhën që vjen duhet të luftojmë të unifikuar dhe të bashkuar kundër ndryshimeve kushtetuese ku fshihet gjithçka që është maqedonase, e më pastaj në zgjedhje secili të shkoj në përcaktimet e veta”, thonë nga “Maqedonia bllokon”.

Sipas tyre është e nevojshme bashkimi i maqedonasve për shkak se kjo nuk është luftë e individëve, liderëve apo për qeverisje, por, siç thonë ata, luftë për mbijetesën e një populli të tërë, kjo është luftë për Maqedoninë dhe maqedonasit.