Organizata ekologjike “The Eco Experts” nga Londra e Britanisë së Madhe kanë bërë një hartë me vendet “më toksike”, gjegjësisht shtetet që e kanë ajrit më të ndotur. Në mesin e 20 vendeve nga gjithsej 135, Maqedonia është në vendin e 17.

Harta tregon se në bazë të disa faktorëve – numrit të rasteve të vdekjes nga ajri i ndotur dhe masës së dioksidit të karbonit.

Harta tregon se vendet e Lindjes së Mesme, të cilat janë të pasura me naftë, dominojnë në dhjetë vendet e para. Në Arabinë Saudite është regjistruar ndotja më e madhe e Ajrit. Ja si është lista:

  1. Arabia Saudite
  2. Kuvajti
  3. Katari
  4. Bahrejni
  5. Emiratet e Bashkuara Arabe
  6. Omani
  7. Turkmenistani
  8. Libia
  9. Kazakistani
  10. Trinidad dhe Tobago
  11. Irani
  12. Luksemburgu
  13. Bullgaria
  14. Bosnje dhe Hercegovina
  15. Mongolia
  16. Koreja
  17. Maqedonia
  18. Singapori
  19. Iraku
  20. Kina