Sipas të dhënave të sistemit kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi ”Termini im”, në vitin 2016 55 mijë pacientë janë udhëzuar në nivele më të larta të kujdesit shëndetësor ose të marrin ilaçe për depresion.

Sipas AIM-së, kjo paraqet një nivel prej 2.75% të popullsisë së përgjithshme, që është më e ulët se përqindja e caktuar nga Organizata Botërore Shëndetësore, që lëvizë nga 3.8% në 6.3%.

Shifrat bëhet të ditur me rastin e Ditës botërore të shëndetësisë. Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës maqedonase të shëndetësisë tha se Maqedonia ka shëndetësi më të mirë se sa disa vende të rajonit.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov tha se shëndeti publik në Maqedoni ka përparuar ndjeshëm, por thekson se sistemi i shëndetësisë në këtë vend është më i miri i ranguar në rajon. Ai theksoi se duhet që të investohet dhe të përqëndrohemi në çështjen e vdekshmërisë së foshnjeve, pasi që është segmenti ku Maqedoni nuk qëndron mirë.