Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll janë grumbulluar në Shkup për dy ndeshjet eliminatore për “Euro 2024” të muajit shtator ndaj Italisë dhe Maltës.

Futbollistët mesditën e kësaj të hëne u grumbulluan në hotelin Hilton në Shkup, ku të pranishëm ishin yjet si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Elif Elmas e të tjerë, ndërsa mungoi Arijan Ademi që do të arrij me vonesë.

Sot pasdite përfaqësuesja e vendit do të ketë stërvitjen e parë në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, ku do të shënoj startin e përgatitjeve.

Maqedonia ndeshjen e parë do ta luaj me 9 shtator me Italinë në “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa tre ditë më vonë do të zhvillojë transfertën me Maltën.