Një inxhinier i quajtur Hisham Husami nga Libani krijoi “Lira”, një makinë elektrike, e cila ka aftësinë të lëvizë duke përdorur energjinë e Diellit. Edhe pse është ende në fazën e prototipit, krijuesi i saj pretendon se autonomia arrin 200 kilometra. Nuk ka asnjë informacion për bateritë. Është projektuar që të mund të përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike në vend, të cilat janë të shpeshta. Panelet diellore janë të vendosura në çatinë e automjetit. Sipas Husami, qëllimi është të ndërtohet një fabrikë në mënyrë që projekti të gjejë rrugën e tij drejt prodhimit masiv. /Alsat.mk