Nga dita e mbrëmshme, Maqedonia nuk ka ambasador në misionin e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel.

Mandati i ushtruesit të detyrës, Andrej Lepavcov, ka kaluar dhe procedura për dërgimin e ish-deputetit Aleksandar Nikollovski është ndaluar nga Qeveria.

Nikollovski konsideron se me ndalimin e procedurës së dërgimit të tij, shkelet nami i Maqedonisë, sidomos për shkak të, siç thotë, rëndësisë strategjike të kësaj ambasade për integrimit e vendit.

LSDM-ja konsideron se Nikollovski është njeri partiak dhe se kandidatura e tij nuk është e duhur.