Për herë të parë Maqedonia do të merr pjesë dhe do të ulet në tryezën e NATO-s. Më këtë rast përfaqësuesja e Maqedonisë, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme.

“Ju falënderoj për mundësinë që në kohë të vështira ia mundësuat vendit tim të bëhet pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme. Edhe në Ballkan edhe në Maqedoni me vullnet dhe përkushtim arrihet gjithçka, së bashku ia arritëm është shprehur”, Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.