Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën të dielën e 15 tetorit 2017. Në shumicën e komunave shkohet në balotazh. LSDM udhëheq në shumicën e komunave dhe është në koalicion me BDI-në, përcjell Fol.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të zhvillohet në 1.517 vendvotime, gjegjësisht në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në Komunën e Shkupit, Çairit, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në rrethin e dytë do të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në mesnatë dhe më pas fillon heshtja zgjedhore. Më 29 tetor prej ora 07:00 fillon procesi i votimit. /Fol/