Vigjilent Leka, anëtar i kryesisë qendrore të RDK-së së Vesel Memedit, thotë se RDK nuk ka bë koalicion me BDI-në, por vetëm kryetari i saj Vesel Memedi, shrkuan gazeta Lajm. Sipas Lekës, këtë vendim të Memedit nuk  përkrah asnjë anëtar i Kuvendit apo kryesisë së RDK-së.

“Zyrtarisht jam anëtar i kryesisë qendrore të RDK-së, ende. Vesel Memedi nuk ka pas vetes asnjë anëtar të Kuvendit apo kryesisë, që nenkupton se thirrjet e tij për përkrahje të së keqes nuk përfaqësojnë qëndrimin e RDK-së së vërtetë. Unë dhe bashkëthemeluesit e kësaj partie ftojmë çdo aktivist dhe simpatizant të mos dëgjojnë personin e lartëpërmendur në asnjë apel, sepse ai nuk përfaqëson asgjë. Ne kemi luftuar regjimin me vite, dhe do vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë. Ju ftojmë të gjithëve në përkrahje të ndryshimeve, dhe me një duartrokitje përshëndesim kalimin e Memedit në BDI. RDK ka bërë historinë, dhe vazhdon njëjtë edhe në të ardhmen. Ju falemnderit!”, ka shkruar Leka.