Maqedonia s’ka staf profesionist për fëmijët me sindromën Down

Fëmijët e prekur nga sindroma Down, që jetojnë në qytetet e vogla në Maqedoni, kanë mungesë të madhe të stafit profesional që duhet të merren me trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Duhet të kushtohet vëmendje për më shumë logopedë dhe defektologë, Radovishi është një vend i vogël dhe në të gjithë komunën kemi vetëm një defektolog, nuk është i aftë që vetëm një defektolog të kujdeset për fëmijët, prandaj shumica e prindërve janë të detyruar të shkojnë në Shtip apo Strumicë”, tha për Alsat-M Brankica Jovanova, nënë e një fëmije me sindromën Daun nga Radovishi.

Brankica, sot ka sjellë djalin e saj në Shkup për të qenë pjesë e garës humanitare për fëmijët me sindromën e Daun përmes së cilës mbledhen fonde për të mundësuar përfshirjën e tyre më të madhe në sport.

Ngjarja humanitare u organizua në prag të Ditës ndërkombëtare të personave me sindromën Daun, 21 marsit./Alsat-M/