Zjarri që e kishte kapluar katin e parë të një shtëpie në rrugën 18 nëntori në Gostivar, ka kapur edhe dy shtëpitë tjera fqinjë.

Sipas informacioneve të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, zjarri filloi në shtëpinë e A.A (38) rreth mesnatës. Zjarri kishte djegur dy dhoma të shtëpisë së parë kurse te dy shtëpitë tjera ishte djegur një dhomë dhe fasada.

Deri tani nuk bëhet i ditur shkaku i fillimit të zjarrit, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjës.