Për shkak të mosfunksionimit të ski liftave, mungesës së borës dhe mungesës së kujdesit të përgjithshëm në Kodrën e Diellit, edhe ky sezon turistik dimëror u përmbyll me shumë probleme.

“U bëj thirrje autoriteteve komunale që t’i shfrytëzojnë të gjitha forcat që kanë edhe si nënkryetare e partisë edhe si kryetare komune, që t’i kërkojnë urgjentisht gjitha dokumentet e duhura që kërkojmë ne dhe të shqyrtojmë me grupin punues se pronësi e kujt është ajo Kodër e Diellit kush menaxhon me të dhe kush e devijon në këtë gjendje.”, tha Hamdi Sulejmani, kryetar i nismës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Nga komuna kanë thënë se janë kërkuar të dhëna për koncesionierin “Elem Tours” por deri tani nuk ka përgjigje./Alsat-M