Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGM), ishte çështja e trajtimit dhe mbrojtjes së punonjësve mediatikë në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim është diskutuar nevoja për të ndryshuar Kodin Penal (KP).

“Ministri Mariçiq theksoi se sindikatat do të marrin pjesë në përcaktimin e dispozitave të këtij ligji në fushën e krimeve që lidhen me forma të ndryshme sulmesh ose kërcënimesh kundër punonjësve të medias. Pavarësisht ndryshimeve ligjore, siç thuhet në deklaratë, bashkëbiseduesit ranë dakord se është akoma e nevojshme të veprohet me vendosmëri sipas detyrës zyrtare nga institucionet kompetente për të hetuar dhe sanksionuar këto akte”.

“Në të njëjtën kohë, në takim është diskutuar për ndryshimin e njoftuar të Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, për të cilin Mariçiq tha se aktualisht është duke u përgatitur një analizë e cila do të përfshijë rekomandime për ndryshime në ligj, të cilat do të shqyrtohen së bashku me sindikatat”, thuhet në njoftim.

Tema e fundit, por jo më pak e rëndësishme, siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë, ishte për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në lidhje me dispozitat që lidhen me mediat, për të cilat Mariçiq paralajmëroi gjithashtu bashkëpunimin me sindikatat.