Nga Medai Shaholli

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pardje me një vendim të saj të njëanshëm nga presioni i klaneve mafioze ”ndau” padrejtësi në lidhje me ligjshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi, mbi mandatimin për kryeministër të qeverisë së Kosovës Abdullah Hotin, pas mocionit të mosbesimit në parlament ndaj qeverisë Kurti, duke e bazuar dekretimin e presidentit si të drejtë dhe në përputhje me kushtetutën.

Sjellje klienteliste në ndarjen e ”drejtësisë” nga ana e togave të zeza të Gjykatës Kushtetuese përbën jo vetëm skandalin e radhës në shtetin e brishtë të së drejtës që po ndërtohet vështirë, por paraqet rrezikun e një krize të rëndë politike duke shkelur në radhë të parë mbi vullnetin politik të popullit shqiptar të Kosovës të shprehur më 6 tetor të vitit të kaluar dhe fituesen e këtyre zgjedhjeve lëvizjen Vetëvendosje.

Përderisa drejtësia në Kosovë është e kapur dhe e njëanshme, e korruptuar dhe klienteliste, e varur dhe e blerë, shqiptarët e Kosovës kanë të drejtën e tyre të protestojnë fuqishëm dhe mos të pranojnë vendime dhe gjykime të porositura dhe të komanduara nga klane mafioze që kanë kapur Gjykatat dhe Prokuroritë si organe të pavarura të drejtësisë që fatkeqësisht janë vënë në shërbim të tyre.

Nga ana tjetër, klani titist i LDK-së së Isa Mustafës, mezi pret orë e çast për ta fronizuar çirakun e tyre Abdullah Hotin në krye të të qeverisë së re si kryeministër i Kosovës, duke përfituar nga vendimi i padrejtë dhe i njëanshëm i Gjykatës Kushtetuese që u jep të drejtë klaneve mafioze për rikapjen e qeverisë dhe pushtetit në duart e tyre kriminale.

Zhvillimet e fundit politike mund të përkeqësojnë situatën politike edhe ashtu të rënduar pas komplotit të klanit pronto dhe titistëve të LDK-së, përballë zemërimit popullor që me siguri do të shprehin mospajtim me vendimet e komanduara të gjykatësve kuklla.
Nëse populli vetëdijsohet të mos njoh asnjë vendim që shkel interesin e përgjithshëm, fuqia e uraganit popull nëse vendos i fshinë ata nga faqja e dheut si mbeturina të një shoqërie të kalbur …

Kjo është drejtësia e kapur nga kapo banda e presidencës ku një ditë këto klanet mafioze që kanë shantazhuar dhe kapur organet e pavarura të drejtësisë do t’i japin llogari gjykatësve të pavarur për shkelje të ligjit dhe të kushtetutës ku do të marrin dënimin e merituar.