Unë isha pjesë e ‘Revolucionit Laraman’, kurse në këtë moment turpërohem që isha, sepse kur protestonim, të gjithë, maqedonasit, shqiptarët, ishim për jetë më të mirë, kurse ata fjalë për fjalë na vendosën Deklaratën e Tiranës, këtë e ka theksuar Gordana Markoska, ish-aktiviste e të ashtuquajturës ‘Revolucioni Laraman’, e cila në Ohër ka fotografuar protestat në të cilën ka prezantuar. Ajo tani është kyçur drejt iniciativës qytetare ‘Për Maqedoni të përbashkët’.

‘Unë personalisht turpërohem për këtë dhe dua të jem me popullin tim. Maqedonia të jetë unitare, një emër, një flamur, një stemë dhe dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të kenë të drejta të njëjta’, theksoi para kamerave Markoska.

Ajo apelon deri te lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që të mos e pranojë Platformën e Tiranës.