Presidenti kinez, Xi Jinping, vlerësoi  se marrëdhëniet e vendit të tij me SHBA-në gjenden në një pikë shumë kritike pas zgjedhjes së Donald Trump, gjatë një takimi me Barack Obama në Lima. 

“Shpresoj se të dyja palët do të punojnë së bashku për t’u përqëndruar tek bashkëpunimi, të menaxhojmë diferencat tona, të bëjmë të mundur që tranzicioni të zhvillohet me qetësi dhe se marrëdhëniet do të vazhdojnë të zhvillohen”, deklaroi Xi Jinping në fillim të këtij takimi dypalësh në kuadër të mbledhjes vjetore të 21 ekonomive të Azi-Paqësorit (APEC).