Marrëveshje e fshehtë mes VMRO-së dhe LSDM-së në dëm të shqiptarëve!

Nga burime të sigurta brenda strukturës politike maqedonase, ,mësohet se Marrëveshja e njohur për opinionin është formale, dhe nuk ishin pikat e njohura të saj pengesë për arritjen e marrëveshjes, por pikat të  tjera që që kanë të bëjnë me një marrëveshje të fshehtë ndërmjet   VMRO-së dhe LSDM-së  që  direkt kanë të bëjnë me shqiptarët.

Para se të zbulojmë pikat e marrëveshjes së fshehtë mes VMRO-së dhe LSDM-së të themi se liderët shqiptar, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, dy përfaqësues në bisedime, kinse për të pasqyruar përbërjen nacionale të Maqedonisë, realisht kanë qenë vetëm dekor në tryezën e bisedimeve, prej ku doli Marrëveshja formale e 31 Gushtit 2016, e njohur për opinionin, kinse për dalje nga kriza e thellë politike e krijuar nga veprimet kriminele të po kësaj strukture politike, të drejtuara nga po këto lider, nënshkrues të Marrëveshjes politike!

Shqiptarët edhe nga kjo Marrëveshje formale politike, e njohur për opinionin, nënshkruar nga katër liderët, Nikola Gruevski, Zoran Zaevi, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, kanë dalë të humbur! S’ka dilemë se fajtorë kryesor për këtë Marrëveshje aq të dëmshme për shqiptarët janë liderët e tyre politik, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi!

Se sa serioz kanë qenë liderët shqiptarë në këto bisedime tregon fakti më i freskët që ndodhi në fund të bisedimeve, ku më shumë se një javë në bisedime kanë humbur kohë se cili nga dy gazetar të njohur shqiptar, Daut Dauti dhe Sefer Tahiri, do zgjidhet anëtar i pestë në Komisionin Ad hoc për monitorimin e mediumeve gjatë fushatës së zgjedhjeve , komision ky i pa rëndësishëm për shqiptarët krahasuar me skandalin e 40 mijë votuesve shqiptar që u fshinë nga regjistri i votuesve, dhe për të cilët liderët shqiptar nuk humbën as edhe një orë për të mbrojtë të drejtën e votës së tyre! Veprimet skandalize të dy liderëve shqiptarë gjatë këtyre bisedimeve janë të njohura për opinionin nga shkrimet tona, prandaj në këtë rast nuk duam të përsëritemi edhe njëherë, por të zbulojmë një Marrëveshje të fshehtë mes dy liderëve maqedonas, Nikolla Gruevski i VMRO-së dhe Zoran Zaevi i LSDM-së!

Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: “Edhe atëherë kur ti je fjetur, armiku është i zgjuar dhe bëjnë plane për sulmet e ardhshme”! Pikërisht kjo ka ndodhur në Maqedoni! Dy strukturat politike maqedonase bashkë me liderët e tyre nuk kanë fjetur por kanë qenë të angazhuar ditë e natë për një marrëveshje të fshehur nga e cila “do mbrohej” interesi maqedonas përballë elementit shqiptar, që realisht i bie “të vazhdoj shtypja e shqiptarëve në Maqedoni”! Dhe këtë konsenzus ato e arritën në kohën kur dy liderët shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, tërë struktura politike shqiptare, pozitë dhe opozitë, shoqatat e ndryshme, akademikë, profesorë dhe intelektualë shqiptar në përgjithësi, analistë dhe gazetar dhe gjithë populli shqiptar në Maqedoni ishin në gjumë, shkuan nëpër pushime vjetore dhe fare nuk çanë kokën se diçka po zihet nga pala maqedonase. Dhe, pasi nënshkruan një marrëveshje të fshehtë mes VMRO-së dhe LSDM-së, Nikola Gruevski dhe Zoran Zaevi nuk e patën vështirë të ulen dhe të pajtohen edhe formalisht me Marrëveshjen e 31 Gushtit 2016!

Pikat e Marrëveshjes së fshehtë mes VMRO-së dhe LSDM-së!

Pikat e Marrëshjes së fshehtë, që do i paraqesim këtu, mund të ndryshojnë në rrenditje nga ajo që kanë nënshkruar Nikola Gruevski dhe Zoran Zaevi, por në përbërje janë të njëjta.

1. Pajtohemi për zgjedhje të drejta dhe korrekte mes vete, jo edhe përballë të tjerëve.
2. Votuesit fiktiv nuk do të fshihen por do të ndahen në proporcion të barabartë 50:50 mes VMRO-së dhe LSDM-së.
3. Numri i votuesve fiktiv do të mbulohet nga fshirja e votuesve shqiptarë dhe të tjerë nga nacionalitetet jomaqedonase. (V.jonë: kjo pikë tashmë është e realizuar)
4. Cila do parti maqedonase që i fiton zgjedhjet do të amniston strukturën drejtuese të VMRO-së dhe LSDM-së.
5. Cila do parti që i fiton zgjedhjet, politika ndaj shqiptarëve do të zbatohet sipas programit nacional për mbrojtjen e interesit nacional përballë të tjerëve. (V.j. kuptohet, “të tjerët” janë kryesisht shqiptarët)
6. Cila do parti që i fiton zgjedhjet do të formon koalicion me partinë fituese të shqiptarëve sipas praktikës tashmë të vendosur nga VMRO!
7. Pas zgjedhjeve do të ndryshohet ligji i Prokurores Speciale, dhe do të miratohet ligj formal për plotësimin e kërkesës ndërkombëtare.
8. Qeveritë e ardhshme do të punojnë sipas programit që paraprakisht do të miratohet me koncenzus nga trupi koordinariv nacionale i përbërë nga VMRO dhe LSDM, dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, në pikat që kanë të bëjnë me të drejtat nacionale të shqiptarëve dhe jo vetëm!

Këto janë pikat kryesore të Marrëveshjes së fshehtë mes VMRO-së dhe LSDM-së, kryesisht me përmbjatje antishqiptare. Prandaj ky Shtet, me këtë mentalitet dhe me këto veprime të strukturës politike dhe intelektuale nuk është në rrugë të vendosjes së themeleve të qëndrueshme të shtetit të Maqedonisë por në dëmtimin dhe shkatërrimin e plotë të tyre! /G E SH