Atmosferë dhe spektakël gjatë gjithë turneut do të sjell Këshilli organizativ i turneut të dytë përkujtimor në futboll të vogël “Ismet Mustafa” në Çerkez të Kumanovës.

Përvec risive të shumta, organizatorët kanë vendosur që gjatë rrjedhës së turneut (21 prill) djalit të dëshmorit, “Ismet Mustafa”, Beratit, t’i organizohet një banket me rastin e martesës së tij, e në të cilën do të këndojnë këngëtarë kumanovarë dhe të Çerkezit.

17813828_1356352661118902_1801019278_n

Berati do të martohet më 22 prill. Dhe, kjo festë do t’i bëhet Beratit me të vetmin qëllim për t’i sjell kënaqësi dhe për t’ia bërë të paharrueshme atë mbrëmje, pasi prindi i tij ka lënë shumë gjurmë në lirinë e Kosovës.

Ndryshe, turneu ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm, ku deri tani janë paraqitur 15 ekipe, vetëm brenda pak ditësh. Turneu nis me 17 prill.