BDI  ka dalë me ftesë publike për të  debatuar   në temën:  ”Planifikimi hapsinorë ” dhe ” Mjedisi jetësor”  nën organizim    të Shtabit Qendror Zgjedhor të  BDI-së në sallën Diplomatike të Panairit të Shkupit ,  me datë 28 mars 2016.

Në përkthim ky  veprim  i menduar   nga  shtabi zgjedhor  ka të vetmin  qëllim për të defokusuar   opinionin  nga pafuqia reale  dhe paaftësia e krejt ministrave të BDI- së , që nuk gjetën forcën  për ta detyruar udhëheqjen e Jugohromit   për të përmbushur standardet   e nevojshme ekologjike

Ska se si të jetë ndryshe përveç se dhe një mashtrim i ri  që ka për qëllim tu hedh  ”hy në sy” shqiptarëve, sidomos atyre të fushëgropës së Pollogut pas rihapjes së sërishme duke mos e bërë edhe përpjekjen më të vogël për implementimin e standardeve  ekologjike.

 Është evident fakti se  tymi i Jugohromit, pas mbylljes së kësaj fabrike më 31 janar, jo vetëm që pastroi  ajrin e Tetovës, por  nxorri në shesh edhe mashtrimet  e ministrave të BDI-së  dhe gjithë përfaqësuesve tjerë të lartë të kësaj partie të cilët thonin se Jugohromi nuk është ndotësi më i madh i ajrit.

Me këtë shihet qartë se kjo parti  gangsterësh që  subvencionon vdekjet në Tetovë. Herët ose vonë dënimin e merituar do ta marin  nga qytetarët edhe nga ligji. Ndërkohë dënimin do ta paguajnë edhe familjet dhe fëmijët e tyre që jetojnë dhe frymojnë në   këtë vend.

©fol.mk