Shkruan: Huzeir Mustafi 

Pa dyshim se situata politike që ndodhemi dhe vështirsitë që po kalojmë ne shqipëtarët e Maqedonisë nuk janë preokupim i vetëm partive opozitare , kundërshtarëve të Bdi , analistëve , gazatarëve , kritikëve etj por kjo situat jam i bindur se gjithashtu shqetson me të madhe edhe përkrahasit dhe votuesit e Bdi sepse janë pikërisht ata që e legjitimuan dhe i dhanë votën dhe të drejtën për të udhëhequr me popullin. Pa dyshim se skandalet me funskionarët e Bdi që nuk mund ti quajm vetëm skandale por tragjedi në vete kanë prekur thellë në shpirt çdo shqipëtar që frymon shqip dhe se në këtë dhimbje mendoj se jemi të gjithë të bashkuar pa dallim ngjyre partiake , profesioni etj. Nuk ka qenë mekat ta mbështesës Bdi në 2002 edhe pse personalisht asnjëhere nuk i dhash mbështetjen personale dhe familjare por prap konstatoj se ta mbështesës Bdi në 2002 ka qenë shumë normale e aq më shumë kur një numër i udhëheqsve të UÇK , ishin themelues të Bdi. Por me kalimin e viteve , me kalimin e cikleve zgjedhore kur Bdi dit e më shumë po zhytej në afera të ndryshme korruptive , nuk po mbronte interesat kombëtare por ato personale , ish ushtarët po përfundonin burgjeve , shqiptarët po ngelnin në pozita inferiore kundrejt palës maqedone . Sikur të ngelnin vetëm me këto por shqiptarët u gjenden përpara rasteve të montuara , aksioneve policore , rahjeve torturave e shumë gjera tjera të këqija. Çfarë pamë e nuk pamë , çfar dëgjuam e çfar përjetuam dhe pa dyshim se skandali që dje u publikua ka goditur rëndë çdo shqipëtar që i thotë vetes shqipëtar ,që mendon shqip, flet dhe vepron shqip . Andaj po ju drejtohem juve të nderuar përkrahës të Bdi që jeni lënduar nga këto gjëra te flliqura , të reflektoni sa më parë sepse tani është momenti më i duhur tju ktheni shpinën atyre që u tallën me nderin e shqiptarëve , ti lëmë të vetmuar të zhyten në mëkatin e tyre . Të drejtohem ty shoku im , të drejtohem ty fqiu im ,të drejtohem ty bashkfshatar e bashkqytetarë e ju bashkëkombas që sa më parë të ndërmerrni hapin e duhur sepse po u vonuat nesër do të ndjeheni bashëkfajtor. Ju drejtohem juve të nderuar profesor e mësimdhënës që edukoni gjeneratat e reja sa më parë të distancoheni nga këto njerëz të mbushur përplot me skandale e dukuri të turpshme. Ju hoxhallar e ju mjek , ju gazetar e ju intelektual , ju studentë e ju bujq e blegtorë ,qytetarë në përgjithësi të çfardo kategorie qofshit të gjithë e dijmë se kemi kaluar kohë të vështira , kemi kaluar luftëra e situata të tilla , kemi pasur varfëri por kurr nuk jemi dorzuar , kur nuk e shitëm dinjitetin e krenarinë andaj mos ta lejojmë që dinjitetin dhe krenarinë tonë ta nëpërkembin disa persona që asgjë më nuk kanë të përbashkët me ndjenjën e shqiptarit por kanë shitur atë që nuk shitet, nderin dhe krenarinë. Sa e bukur paska qenë ajo koha kur të mungonte mielli dhe kërkoje nga fqiu dhe atij i mungonte kripa dhe e kërkonte nga ti por nderi dhe krenaria shqiptare ishin në nivelin më të lartë sepse nuk kishte forcë që ta nëpërkembte atë . Andaj i nderuari përkrahës i Bdi , reflekto sot sepse nesër do ndjehesh bashkfajtor për një vepër që nuk e bëre por e ndihmove atë !!!