Shkruan: Qenan Aliu

  Prezenca e Talat Xhaferit në Këshillin e Sigurimit të cilën e kryeson dhe me të udhëheq Presidenti që sipas tij dhe partisë së tij Bdi-së prej pas zgjedhjeve nuk e njohin si legjitim, nuk duhet kualifikuar si skandaloze, por pa dyshim si veprim mashtrues në aspektin politik. Pra shkuan huq me qindra mijëra euro që financuan bilborde të ndryshme me slloganin e tyre “JO PRESIDENTIT JOKONSENSUAL” e pastaj ,”JOLEGJITIM” . Më vonë ate e njohën si legal por jolegjitim. Sot Xhaferi pohon se çështja e nderë në Maqedoni lidhur me situatën me refugjatët dhe krizën në përgjithësi është më shumë se presidenti Ivanov. Në fakt Talat Xhaferin kush e di se çfar qëndrimesh në emër të partisë së tijë të plasoj në Këshillin e Sigurimit kush në vesh nuk i shtinë. Edhe atëherë kam shkruar se veprimi i Bdi-së me çështjen e zhgjedhjeve presidenciale, mund të jetë ndonjë marëveshje me partnerin Vmro-Dpmne, si shumë marëveshje tjera për pazare konjukturale dhe korruptive, ndërsa shqiptarëve ua shesin si qëndrim të mençur politik, kurse në fakt ajo nuk ishte kurëfarë taktike por thjeshtë miopi politike. E sot, të pohoshë se ishëm në presidencë por nuk e njofë si president legjitim është vetëm një mendim personal i tij dhe partisë, por është qesharak. Kjo analoge do të ishte sikur e njohish institucionin por jo edhe krye të parin e sajë ;- pra të shkosh me një shtëpi e të mos ta njohish të parin e sajë si zot shtëpije është hipokrizi. Vetëm po të qasesh në shtëpi publike mund të mos të të interesojë se kushë është pronari i sajë sepse temë diskutimi dhe pazarimi është vetë prostituta. Çështja e zgjedhjeve presidenciale me slloganet e Bdi-së ishte konstrukt politik për favorin e ortakut të tyre, ndërsa shqiptarëve këtë veprim ua shitën si ,,vizion patriotik,, , kurse pastaj ia panë sherin në fushën e diplomacisë për emërimin e ambasadorëve shqiptarë dhe e humbën dikasterin e mbrojtjes sepse gjoja nuk e njohin koamandantin suprem , presidentin e shtetit.