Robert Lewandowski mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë, sipas Lothar Matthaus.
 

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus beson se sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

Lewandowski spekulohet me transferim në Manchester United si zëvendësues i Zlatan Ibrahimovic.

“Lewandowski nëse e fiton titullin e Ligës së Kampionëve me Bayernin, ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Matthaus për “Bild”.

“Ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë. Si sulmuesi më i mirë në botë, ai do ta meritonte këtë çmim pa asnjë dyshim”, theksoi ai.