Ditën e sotme mbi 30 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të fundit, atij të Lëndës me Zgjedhje, por edhe këtë rradhë testet e Fizikës, Qytetarisë, Psikologjisë dheBiologjisë kanë rrjedhur në rrjet. Ky është provimi i fundit i i maturantëve. Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor.