Një koncert madhështor kushtuar Nënë Terezës mbahet në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në Vatikan, ku po interpretojnë artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën.
Në koncert do të dëgjohet edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë. Himni do të këndohet nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.
Pjesëmarrës në këtë aktivitetet do të jenë emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho etj. Zyrtarët thanë gjithashtu se presin që në koncert dhe në shenjtërimin e Nënë Terezës të ketë një numër të lartë shqiptarësh.
Ndërkohë, Këngëtarja Rita Ora do të këndojë së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho do të këndojë himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino.