Sipas raporteve të mërgimtarëve nga vendet europerëndimore, vizita e drejtuesve të Aleancës për Shqiptarët që i kanë bërë mërgatës në vendet skandinave dhe vizita e fundit në Zvicërr, ka shqetësuar tej mase partinë  shqiptare në pushtet BDI-në, vlerësojnë mërgimtarët shqiptar në Zvicërr.

Në paraqitjen e tyre nga Zvicërra, për agjencinë e lajmeve INA ata janë shprehur: “Suksesi i ,,Aleancës për Shqiptarët,, në vend dhe sidomos në takimet me mërgatën në Evropë, i ka shqetësuar tej mase partitë qeveritare BDI dhe PDSH të cilat kanë filluar aktivitetet e errëta për ta dobësuar këte alencë, me metoda të ulta. Qarkullojnë të dhëna se derdhen shuma të mēdha parash të pista madje edhe përdoren edhe resurse njerēzore të shërbimit sekret të Mijallkovit për t’ia arritur qëllimit.Hapi i parë është të krijojnë turbullira në RDK duke inicuar përplasje në këtē parti. Pas dëmtimit të RDK ata përpiqen të infiltrojnë njerëz të tyre në LR PDSH e cila për momentin është më imune nga këto sulme”, thuhet në deklaratën e mërgimtarëve nga Zvicrra. (INA)

Mehmet Latifi