Sot para pallatit të kulturës në Tetovë Shoqata Kulturore “Vizion M” për vitin e dytë me rradhë realizojë projektin “Another brick in the Wall” (edhe një tullë tjetër në mur). Në këtë projekt anëtarët e kësaj shoqate shprehën revoltën e tyre për kushtet e rënda në arsimin e Republikës së Maqedonisë; gabimet në librat shkollorë dhe mos emërtimi i shkollave në gjuhën shqipe.

Në këtë organizim u mbajtë edhe një fjalim nga një nxënës i shkollës mesme, pastaj në mënyrë simbolike në një çarçaf të zi u hodhën librat e ministries së arsimit të botuara nga ShB Prosvetno Dello, ndërkaq në një çarçaf të bardhë (në shenjë falënderimi për mediat për senzibilizimin e opinjonit) u vendosën letra me tituj nga mediat, që kanë pasqyruar kushtet e arsimit shqip në Maqedoni.

“Si mund të durojmë, kur në shekullin 21, librat që “ndoshta i kemi” i kemi me plotë urrejtje, gënjeshtra dhe nënçmim. Ndërsa shkollat, tempujt e dijes ku mësojmë pa përjashtim, mbajnë emra të personaliteteve që kanë dhunuar gjyshërit tanë. Another Brick in the Wall” është një shprehje revolte për letargjinë që na ka kapluar të gjithë neve. Por thirrja “edhe një tullë tjetër në mur”, sot e tutje do të jetë një thirrje kolektive, një betim se ne në kokat tona do të rënojmë gjitha muret psikologjike të vëna nga të tjerët, se ne nuk mundemi të ndryshojmë dicka”, thuhet në fjalimin e nxënësit të shkollës mesme.

Nga kjo shoqatë theksuan se i gjithë ky projekt ka për qëllim senzibilizimin e shoqërisë dhe informimin e saj për kushtet e rënda në arsimin e Maqedonisë. Gjithashtu nga kjo shoqatë kujtuan që ky projekt do të realizohet çdo 7 mars.

Vizion-M-1-2-640x423 Vizion-M-780x439 (1)