Mbeturina dhe bidonë plastike. Kjo është fotografia reale e lumenjve në Maqedoninë e Veriut. Reshjet e dendura të shiut nxorën në pah pakujdesinë ndaj natyrës. Deponi të egra përreth lumenjve, shtretër përplot me mbeturina. Elena Mitrevska, nga iniciativa “Mos Ji Mbeturinë” kërkoi nga autoritetet për sanksionim.

“Me të vërtetë jemi në gjendje shumë të keqe dhe të gjithë duhet të inkuadrohemi, si qytetarët po ashtu dhe institucionet, edhe pse nuk janë mbeturinat tona. Gjendja është alarmante dhe të mos inkuadrohen institucionet posaçërisht vetëm në kohë të zgjedhjeve, për shkak se që dy vjet e gjysmë sa ekziston “Mos ji mbeturinë” apelojmë se katër vjet çdo autoritet lokal duhet të jetë i vetëdijshëm se pastërtia varet nga ata, jo vetëm nga ne”, tha Elena Mitrevska.

Hedhja e pakontrolluar e mbetjeve të forta në breg të lumenjve dhe liqeneve është një prej problemeve më serioze për nivelin e ndotjes. Në vend që mbeturinat të mblidhen, klasifikohen dhe përpunohen në mënyrë adekuate, ata tërësisht ndotin ujërat.

“Në vitin 2019 para Kovidit kishim aksion, ku pastruam një pjesë të vogël të bregut të lumit Vardar ku nxorëm 50 goma, vazhdimisht pastronim në kej, poligoni afër Vardarit, megjithatë pastrimi jon vijon vetëm një javë ose të nesërmen kur kalojmë për të kontrolluar çfarë kemi lënë dhe cila është gjendja pas pastrimit. Për fat të keq nuk bëhet fare kujdes”, shton më tej Mitrevska.

Në vitin 2010, Kombet e Bashkuara njohën “të drejtën për ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt dhe për
kanalizime” si e drejtë e njeriut e cila është thelbësore për gëzimin e plotë të jetës dhe të të gjitha të drejtave të njeriu. E drejta e njeriut për ujë i jep të gjithëve të drejtë, pa diskriminim, të kenë ujë të mjaftueshëm, të sigurt, të pranueshëm, fizikisht i qasshëm për përdorim personal dhe shtëpiak.