Sektori për Punë të Brendëshme që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar është pa kryeshef. Ministria e Pumëve të Brendëshme kishte shkarkuar ish kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendëshme Nevahir Shabani dhe Berat Murati kryeshef i policisë kriminale ndërsa që atehërë e këndej ende nuk është caktuar kryeshef i ri.

Para dy ditëve është mbyllur edhe konkursi intern për kryeshef të Policisë së Tetovës dhe pritet që të caktohet kryeshef i ri. Kryeshefi tashmë i shkarkuar i policisë Nevahir Shabani ishte emëruar në këtë detyrë më 10 dhjetor të vitit 2015 duke ardhur në vend të Faredin Zenunit i cili në atë detyrë qëndroi nga nëntori i vitit 2013 i cili emëruar në vend të Shefik Bajramit, njofton Televizioni Koha.

Nga Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë janë të rezervuar për të dhënë sqarime se kur do të emërohet kryeshefi i ri i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Profesori Universitar Bashkim Selmani për Televizionin Koha thotë se përderisa kryeshefat shkarkohen pa u përfunduar mandati hedh dyshime për funksionimin normal të Policisë. Burime të Televizionit Koha bëjnë të ditur se deri në përmbylljen e konkrusit intern kanë aplikuar mbi dhjetë kandidat për të parin e Policisë së Tetovës.

Televizioni Koha disponon me pjesën dërmuese të emrave të cilët kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar kandidaturën për të parin e Policisë së Tetovës por nuk i publikojmë emrat për shkak të korrektësisë. Profesori Selmani thotë se numri i madh i kandidatëve është për shkak të ndikimit të partive politike në polici.

Sipas konkursit intern kandidati duhet që të ketë të paktën 9 vjet stash pune në Polici, trajnime për menaxhment të lartë, një gjuhë botërore dhe të mos jetë i akuzuar apo dënuar, të ketë fakultetin e juridikut apo ekonomisë, ose të ketë mbi 240 kredi.

Nga MPB-ja as i kanë konfirmuar as i kanë mohuar kandidatët por vetëm kanë thënë se kur të përfundojë procesi i shqyrtimit të kandidaturave do të emërohet kryeshefi i ri, raporton Televizioni Koha.

Nga Ministria e Punëve të Brendëshme pas shkarkimeve të krerëve të SPB-së në Tetovë është thënë se në krye të policisë në Tetovë do të vijë personi i cili do të jetë me profesional dhe që do të ketë më shumë kapacitet për të qenë në krye të shërbimeve të policies, njofton Policia e Tetovës, raporton Televizioni Koha.