Aleanca për Shqiptarët, Besa dhe Lëvizja Popullore e Maqedonisë (LPM) parashtruan ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, gjegjësisht më 29 tetor, përcjell Fol.

Sipas informatave të KSHZ-së, në afatin i cili përfundoi në orën dy pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët parashtroi 13 ankesa për Strugën, Lëvizja Besa 89 ankesa prej të cilave 86 së bashku me ASH janë për Çairin dhe Tetovën. Një ankesë ka parashtruar edhe Lëvizja Popullore e Maqedonisë për votimet në Çashkë.

KSHZ, pas pranimit të ankesave është i obliguar në afat prej 48 orësh të sjellë vendim rreth tyre.

Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit.

Gjykata Kushtetuese e RM-së, pas ankesave obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare. /Fol/