Mbi 275 mijë qytetarë të Maqedonisë e kanë vizituar Greqinë nga fillimi i këtij viti deri në fund të shtatorit, përcjell Fol.

Sipas të dhënave të shërbimeve statistikore greke, numri i qytetarëve të Maqedonisë të cilët këtë vit e kanë vizituar Greqinë, është për 7% më i madh nga viti i kaluar, njofton AIM.

Arsyja që qytetarët e Maqedonisë kanë udhëtuar në Greqi është turizmi, biznesi dhe shooping-u.

Bullgaria dhe Turqia janë vendet e rajonit që e kanë vizituar më së shumti Greqinë, ndërsa më së paku Shqipëria. /Fol/