Në një emision në Alsat M, analiza pas procesit zgjedhor lokal, filozofi Artan Sadiku ka thënë se Tetova është anashkaluar vite me radhë nga kryetarja e tanishme Teuta Arifi dhe dyshon se ajo mund t’i zgjidhë kërkesat e qytetarëve, shkruan Fol.

”Thjeshtë nëse sot ktheheni katër viteve mbrapa, do ta shihni Tetovën njëjtë siç mund ta shihni edhe sot, nuk ka asnjë gjë që është konkretisht e dallueshme që është ndryshuar në qytet. Shpresoj kjo që mos të ndodhë edhe pas katër viteve, por sinqerisht dyshoj shumë.

Besoj që një far lloj kthjellje politike do të ndodhë në qytet, që të ketë më tepër kërkesa prej kryetares së vjetër tashmë të re në Tetovë që disa çështje shumë аlarmante në qytet të zgjidhen, që janë çështje alarmante dhe ekzistenciale, siç është çështja e ujit, ndotja e qytetit, deponia e qytetit, të cilat kanë qenë çështje shumë të të anashkaluara dhe të lëna mbas dore vite me radhë nga kryetarja e tanishme”, ka shtuar ndër të tjera Sadiku. /Fol/