Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka bërë të ditur se janë kah fundi negociatat për koalicion mes partisë se tij dhe opozitës maqedonasese.

Ai ka bërë të ditur, se ky është një kontra-hap i koalicionit mes Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ne negociojmë me të gjitha partitë politike edhe me opozitën maqedonase. Unë besoj se do të mbarojmë me negociatat dhe jemi kah fundi i negociatave. Është normale që do të kalojë në organet partiake dhe shpresoj se brenda javës së ardhshme ndoshta, ndoshta do ta zyrtarizojmë dhe do ta nënshkruajmë një marrëveshje të tillë dhe kjo do të publikohet në mënyrë transparente para të gjitha mediave.
Për Shkupin ende nuk kemi ndonjë qëndrim, megjithatë nëse bëhet bashkëpunim, kuptohet se ai bashkëpunim do të bëhet për shumicën e komunave ku ne si parti politike kemi interes, do të thotë bashkë Aleanca për Shqiptarëtdhe opozita maqedonase.
Ne kërkuam nga BDI-ja që të garojmë bashkërisht, por siç e dini, ata para disa javësh bënë koalicion me LSDM-në. Në mënyrë automatike ne jemi të detyruar dhe do ta bëjmë hapin e radhës, që paraqet kontra-hap i asaj që e bënë LSDM dhe BDI-ja”, tha Taravari.