Nga Qenan ALIU

Miq të dashur,

Deputetët në Parlamentin e Maqedonisë që moti janë shndëruar në butona votimi.

Ata në rolin e sejmenëve vetëm shtypin butonat për pro apo kundër, sipas urdhërit të kupollave partiake.

Dje sollën Ligjin për plotësimin e Ligjit për Falje të vitit 1993 . Ky plotësim është krejtësisht i pabazuar. Kjo është sjellje për të vajtuar deputetët, votojnë absurde juridike. Sakt e ka profesoresha Besa Arifi , ata ndërtuan katin  e dytë të shtëpisë pa katin  e parë, kjo është alogjike.Të shkruarit e ligjeve është disciplinë në vehte nuk është politikë.

Dua ta përshëndes tentimin e z. Rafiz Alitit që u mundua në komisionin amë aq sa e njihte lëminë të kontribuojë që diçka të ketë logjikën e vetë, por nuk u përfillë.

Establishmentit kriminal i duhet të jetë gjithçka alogjike, e mjegullt dhe krejt këto absurditete bëhen me qëllim për të fituar në kohë dhe gjërat të bëhen që pastaj të duken më të komplikuara për tu zgjedhur.

Miq të dashur, secili që ka njohuritë elemenetare nga shkenca e jurisprudencës, po të lexoj kësisoj absurdesh juridike, mendimi i parë që i bie ndër mend është, NË KËTË VEND NUK JETOHET !

Por Drejtësia do tju troket në supe të gjithë pushtetarëve hajdutë.