qenan aliuQenan ALIU

153 mijw ”aksionerë” ( lexo votues ) të investimit më të ”sigurt” mbetën skajshmërisht të zhgënjyer nga menaxhimi politik i bordit të këtij investimi . ”Aksionerët” jo vetëm të zhgënjyer por edhe të plaçkitur në skajshmëri. Investimi i ”sigurt” bëri ortaki politike për të qeverisur me vendin me poashtu mashtrues që premtuan ”Rilindjen në njëqindë hapa” . Një dekadë ortaki kishte për synim joshjen dhe përmbushjen e interesave klanore të Bordit politik të investimit të ”sigurt” . Bordi politik i këtij investimi siç dëgjuam ishte për rrespektimin ”e plotë” të ligjit për ndërtim ,po çka  se  rënohet i  NJË FSHAT  I TËRË i ndërtuar pa leje , por për çudi nuk ishte për ta rënuar një objekt si investim i sigurt para Ambasadës Amerikane. Për këtë sugjeroi duhet pritur pak, kuptohet deri sa të mundet që ti hidhet apo futet dikujt. E mbasi qenka për respektim të ligjit edhe për një fshat të tërë, për një godinë nuk bëhet ”kijameti” ,ndoshta kishte medituar kryeortaku. Pra ”aksionerët” u mashtruan nga bordi politik, u shitën si investim i sigurt ndërsa verdikti i votuesve u përvetësua për të mirat e dinastive familjare të bordit, ndërkaq integrimet dhe të drejtat e tyre mbetën ”në aeroplanin që akoma fluturon në hava” ! Ja a nuk është edhe kjo një sfidim i një justifikimi ”Gebelsian” i z.Bujar Osmani për investimin më të ”sigurt”Bdi !

© fol.mk