Kuvendi i  parë i rinisë së LR-PDSH-së në Strugë

Kuvendi i  Rinisë së LR-PDSH-së në Strugë ka tubuar rreth vetes të rinjtë e këtij qyteti për t’i thënë ndal këtij sistemi politik që i nënshtruan shqiptarët pa vullnetin e tyre. Kjo rini që po tubohet në Strugë është një gjeneratë e re, e cila drejton gishtin deri te ky pushtet, për t’ua bërë me dije se Rinia është fuqia e këtij populli që tashmë do e marrë në dorë qeverisjen e këtij vendi tashmë të degraduar ngado.

Uragani i Rinisë së LR-PDSH-së i udhëhequr nga kryetari Ziadin Sela i çon “selam” pushtetit të Ali Ahmetit, se koha e slloganeve të tij patetike ka përfunduar, dhe se vjen një kohë e re që do të rilindë qeverisjen e mirëfilltë të shtetit binacional të barabartë me komunitetin maqedonas.

Kjo paraqitje masovike e të rinjve në qytetin e Strugës, ku qeveriset nga lideri i LR-PDSH është një sinjal direkt ndaj BDI-së së Ali Ahmetit se ky uragan do të marrë përpara të gjithë politikanët e harxhuar të pushtetit vasal, dhe do të vihet një rend i ri shoqëror, ku asnjë shqiptar nuk do të ndjehet i tradhtuar, por i entuziasmuar për një jetë më të lumtur e më të sigurt.

img_20161022_162824 img_20161022_162906 img_20161022_163002

© fol.mk