Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 22 pacientë të shëruar.

Prej tyre 2 janë nga Shkupi, 6 nga Kumanova, 3 nga Shtipi, 7 nga Prilepi, 1 nga Tetova, 1 nga Struga dhe 2 nga Koçani.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 është 1079, ndërsa numri i rasteve aktive është 404.

Që nga rasti i parë me coronavirus në Maqedoni, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri sot janë infektuar 1572 persona, prej të cilëve 89 e kanë humbur jetën.